Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, PS kërkon mbledhjen e Këshillit Politik

Nga A2 CNN
12 Shtator 2020, 11:04 | Politikë
Ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, PS kërkon mbledhjen e

Partia Socialiste ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik, ditën e hënë, për të diskutuar mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor që duhen bërë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut, të miratuara në Parlament edhe me votat e opozitës.

“Pas hyrjes së tyre në fuqi, Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare në Kuvend ka përcaktuar nevojën për reflektimin në Kodin Zgjedhor të këtyre ndryshimeve Kushtetuese. Ditën e Hënë, 14 Shtator, është përcaktuar mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore ku do të miratohet krijimi i një grupi pune për reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Në frymën e dialogut të konsoliduar mes palëve në tryezën e Këshillit Politik, me synim arritjen e një konsensusi sa më të gjerë në këtë proces, propozoj thërritjen e tryezës së Këshillit Politik ditën e hënë, datë 14 shtator, ora 18:00”, thuhet në letrën e dërguar anëtarëve të Këshillit Politik nga ana e përfaqësuesit të Partisë Socialiste në të, Damian Gjiknurit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani