Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Protestat kundër policisë në Kolumbi, të paktën 10 viktima

Nga A2 CNN
12 Shtator 2020, 08:51 | Bota

Një valë protestash të dhunshme kanë përfshirë prej dy ditësh Kolumbinë, pas një ngjarje që ngjason në dinamikat e saj me vrasjen në SHBA të George Floyd.

Autoritetet e Bogotas kanë deklaruar se ditën e djeshme të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë gjatë protestave, të nisura pas vrasjes së një avokati nga forcat e policisë lokale ditën e martë.

Video ku forcat e policisë bllokonin avokatin Javier Ordonez dhe përdornin kundër tij me minuta të tëra rrymën paralizuese të pistoletave “Tazer”, bëri xhiron e rrjetit dhe ndezi sërish zjarrin e pakënaqësisë ndaj metodave të policisë ne atë vend të Amerikës Latine.

Më shumë se 17 rajone policie u dogjën dje në kryeqytet, por edhe në qytete si Medellin, Cali dhe Manizales,  nga protestues të shtyrë sipas autoriteteve edhe nga “kartelet” e drogës që kontrollojnë ato zona.

Përtej viktimave, raportohen të paktën 2010 të lënduar civilë dhe rreth 200 nga ana e forcave të policisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë