Regjistrimi i tokave bujqësore, Lame: Afat deri më 7 nëntor, aplikoni pranë bashkive

SINK LAME frame 908 1100x620

Kreu i Kadastrës Kombëtare, Artan Lame, njoftoi zgjatjen e afateve për regjistrimin e tokave bujqësore deri më datë 7 nëntor. Duke pranuar problemet e hasura ndër vite, Lame sqaron edhe kategoritë që përfitojnë me ligjin e ri.

“Disa herë përgjatë viteve qeveritë e kanë zgjatur afatin e pajisjes me tokë, por pa qenë asnjëherë në gjendje ta përmbyllin këtë proces. Kanë zgjedhur gjithmonë rrugën më të shkurtër, duke zgjatur afatin, dhe pastaj nuk bëhej asnjëherë dhënia e tokës për këto familje. Ligji 2020 i vë kapakun përfundimtar këtij procesi, duke u bërë një thirrje përfundimtare, me afat gjashtëmujor, këtyre familjeve”, tha Lame.

“Duke pasur parasysh që ligji ka hyrë në fuqi në 7 maj, i bie që ky afat të përfundoi në 7 nëntor të këtij viti. Ky ligj parashikon që brenda këtyre gjashtë muajve, të gjitha këto familje të zënë radhën pranë bashkive, për hallkën tjetër që është pajisja me tokën dhe aktin e marrjes së tokës në pronësi”.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 70 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 178 pacientë në spital, 18 në terapi intensive, 6 të intubuar
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 124 raste të reja në 24 orët e fundit