Shkëlqeu në periudhën e huazimit, Milan zyrtarizon blerjen e Ante Rebic

rebic 1100x620

Ante Rebic është përfundimisht një lojtar i Milanit.

Sulmuesi kroat, i cili ishte i huazuar nga Eintracht Frankfurt, është blerë nga klubi kuqezi dhe ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Rebic ishte një nga surprizat e pakta të mira të kuqezinjve sezonin e kaluar. Kroati luajti 30 ndeshje dhe shënoi 12 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë i Milanit.

Sulmuesi do të mbajë veshur numrin 12.