Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Studimi kinez: Zgjat vetëm një muaj imuniteti i pacientëve të infektuar nga COVID-19

Nga A2 CNN
12 Shtator 2020, 10:32 | Bota
Studimi kinez: Zgjat vetëm një muaj imuniteti i pacientëve

Një studim i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Nankinit jep të dhëna shqetësuese për personat që kanë kaluar COVID-19.  Sipas studimit kinez, të sapo botuar, personat e infektuar nga virusi Sars-CoV-2 nuk arrijnë të kenë një imunitet afatgjatë ndaj tij pas shërimit, madje kjo periudhë mund të mos shkojë përtej një muaji.

Nga pacientët që u bënë pjesë e studimit, 1 në 5 nuk zhvillonte madje asnjë antikorp, ndërsa të tjerëve niveli u zbriste në mënyrë konstante pas 21-28 ditësh nga dalja nga spitali, duke e lënë pacientin e shëruar në një nivel të barabartë me personat e painfektuar më parë, dhe për pasojë është i rrezikuar sërish nga infektimi.

Studimi sugjeron se nga momenti që ende nuk ekziston një vaksinë që neutralizon virusin pandemik, është tejet i rëndësishëm fokusimi te përgjigjja e imunitetit në subjektet e infektuara, që mund të japë të dhëna të vyera mbi virusin dhe mënyrat sesi vepron në organizma të ndryshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë