70 vjet art skenik, ekspozitë muzeore për teatrin “Andon Zako Çajupi”

Në qershor të këtij viti, teatri i Korçës, “Andon Zako Çajupi”, ka shënuar 70-vjetorin e krijimit të tij.

Në pamundësi për ta festuar për shkak të pandemisë, u hap një ekspozitë muzeore që është përpjekur të risjellë historinë 70-vjeçare të këtij institucioni arti, me vlera jo vetëm për qytetin e Korçës, por edhe të Shqipërisë.

Ekspozita mbart shumë histori, foto-dëshmi të historikut për të gjithë artistët që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi, artistë të cilët kanë dhënë kontributin dhe shpirtin e tyre, për të vendosur themelet e këtij teatri.

Çelja e kësaj ekspozite muzeore përkoi edhe me 7-vjetorin e “Koko Fest”, festivalit të Komedisë që do të mbahet në teatrin “Andon Zako Çajupi”.

Ekspozita është vizituar edhe nga aktorë të mëdhenj të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.