Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Dogji pyllin e Prushit, pranga zjarrvënësit

Nga A2 CNN
13 Shtator 2020, 10:06 | Kronikë
Dogji pyllin e Prushit, pranga zjarrvënësit

Efektivët e policisë së komisariatit nr.6 në Tiranë kanë arrestuar një person, i akuzuar tashmë për "Shkatërrim i pronës me zjarr".

Pas një pune të shpejtë hetimore dhe sigurimit të provave, u vu në pranga 57-vjeçari I.A. i cili dyshohet për zjarrvënien në fshatin Prush, të njësisë administrative Vaqarr.

Si pasojë e këtij zjarri u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllëzuar në zonën e Prushit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani