Frikë në F1, gara nis me dy aksidente masive

Gara për çmimin e madh të Toskanës në Formula 1 këtë të diel nisi me dy aksidente masive, por për fatin e mirë të pilotëve pa lëndime serioze.

“Kam pësuar vetëm një lëndim të lehtë në dorë, por është normale kur goditesh nga një makinë me 250 kilometra në orë. Jam mirë dhe kurrë nuk doja të gjendesha në një situatë të tillë”, kështu u shpreh Carlos Sainz pas aksidentit, ku u përfshinë edhe Giovinazzi, Magnussen dhe Latifi.

Pas aksidentit, në pistë u fut makina e sigurisë, ndërsa më pas gara vijoi normalisht, por me 7 pilotë jashtë saj. Ndërkohë, shkaktar i këtij aksidenti ishte Verstapen, i cili goditi në fillim Gaslin nga pas.