Gjendet i pajetë roja e një biznesi në autostradë

autostrada 1100x620

Një 58-vjeçar, që punonte si roje e një auto-servisi në autostradën Tiranë-Durrës është gjetur i pajetë nga kolegët e tij në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Shtetasi Y.D. është gjetur në vendin e tij të punës pa shenja jete, ndërkohë që nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.