Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

I kërkuar për prostitucion dhe drogë, i vjen fundi arratisë së lezhjanit

Nga A2 CNN
13 Shtator 2020, 11:01 | Kronikë
I kërkuar për prostitucion dhe drogë, i vjen fundi arratisë

Një 40-vjeçar, nga qyteti i Lezhës, ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për disa vepra të rënda penale.

Në kuadër të operacionit “Fundjava”, policia e Lezhës, në bashkëpunim me Interpolin, bëri të mundur arrestimin e 40-vjeçarit Gjergj Mirashi, i dënuar në Itali me 11 vite burg.

Mirashi është dënuar nga Gjykata e Venecias për “Grup i strukturuar kriminal”, "Shfrytëzim prostitucioni", "Shkelje e ligjit mbi drogat", "Vjedhje dhe posedim i sendeve të paligjshme" dhe "Emigracion i paligjshëm".

Arrestimi provizor i tij u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani