Kultivuan bimë narkotike, pranga babait me dy djemtë

Kanabis12 600x338

Tentativa për t’u pasuruar shpejt, duke kultivuar bimë narkotike, rezultoi e keqmenduar nga një 69-vjeçar nga Elbasani, i cili u arrestua së bashku me dy djemtë e tij.

Gjatë kontrollit të territorit,  bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Forcat e Policisë së Elbasanit vunë në pranga I.H., 69 vjeç,  A.H., 34 vjeç, dhe E.H., 40 vjeç, të tre banues në fshatin Balldren pasi kishin kultivuar disa bimë narkotike në fshatin Jetesh.

Gjithashtu, në kuadër të këtij aksioni u shpall në kërkim dhe A.S., 28 vjeç që dyshohet të jetë bashkëpunëtorë me të arrestuarit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim policor dhe identifikimin e personave të tjerë që janë implikuar në këtë veprimtari kriminale.