Muriqi zbarkon në Romë, gati firma me Lazio-n

sss 600x338

Më në fund, pas shumë e shumë diskutimesh, Vedat Muriqi, sulmuesi kryesor i Kosovës, ka arritur në Romë për të nënshkruar kontratën me skuadrën e Lazio-s, e cila kishte shfaqur interes për të prej muajsh.

Rreth mesditës të së dielës, 26-vjeçari mbërriti në Romë, ndërsa skuadra publikoi edhe fotot e para teksa sulmuesi mbante shallin e Lazio-s.

Pas testeve mjekësore, Muriqi pritet të nënshkruajë edhe kontratën me skuadrën ku drejtor teknik është shqiptari, Igli Tare. Lazio do të paguajë te turqit e Fenerbahce-s 18 milionë euro, ndërsa dy të tjera do të jenë bonuse.