Plani për datën 19 shtator, ekipet do të rreshtohen në fushë vetëm për të lexuar kërkesat

MB BOJKOTI ME 19 SHTATOR frame 575 1100x620

Në ditën kur duhej të niste kampionati, por u konfirmua bojkoti, Liga Profesioniste e Futbollit zbuloi edhe hapat që do të ndjekë.

Gjatë fundjavës së ardhshme, më 19 shtator, kur ishte parashikuar të luhej java e dytë e Kategorisë Superiore, skuadrat do të zbresin në fushën e lojës për t’u rreshtuar në mënyrë demonstrative dhe do të lexojnë kërkesat për qeverinë, duke u solidarizuar me to.

Më pas, lojtarët do të kthehen në dhomat e zhveshjes, duke bërë që bojkoti i futbollit të vazhdojë, deri në reagimin e qeverisë.

Liga Profesioniste i ka kërkuar gjithashtu edhe komunitetit shqiptar të sporteve, shoqërisë civile dhe opinionit të bashkohen me kërkesat e saj dhe të mbështesin futbollin.