170 fëmijët e kopshtit dhe nxënës të 4 fshatrave në njësinë administrative Tregan, në bashkinë e Elbasanit do ta nisin vitin e ri shkollor jo në shkollën e tyre, por 5 km më larg, në shkollën e fshatit Kuqan.
Shkolla 9-vjeçare, “Jonuz Çarçiu”, në Tregan u cilësua jo funksionale nga Komisioni i Verifikimit, pas tërmetit që përfshiu vendin nëntorin e kaluar. Që nga ajo kohë shkollës iu vu dryni dhe nxënësit u dërguan në turnin e dytë në shkollën e fshatit tjetër.
Ndonëse kanë kaluar 10 muaj nga ajo kohë, asnjë masë nuk është marrë. Prindër dhe gjyshër shprehen të shqetësuar për nisjen e vitit të ri shkollor. Për ta është e pamundur që veçanërisht fëmijët e arsimit fillor të dërgohen të vetëm në një fshat tjetër në turnin e dytë.
I pyetur për moshapjen e shkollës së Treganit, kryebashkiaku Llatja shpjegon se bashkia ka bërë gati projektin, por nuk ka marrë asnjë financim nga qeveria, ndonëse e ka dërguar disa herë.
Apeli i banorëve të kësaj zone është hapja sa më shpejt të paktën e klasave të arsimit fillor pranë njësisë administrative të Treganit. (A2 Televizion)