Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Raporti i DASH, Basha: Ekonomia buzë greminës, investitorët u zëvendësuan me PPP

Nga A2 CNN
13 Shtator 2020, 10:00 | Politikë
Raporti i DASH, Basha: Ekonomia buzë greminës, investitorët u

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi në rrjetet sociale raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri.

Sipas kreut të demokratëve, ky raport tregoi edhe njëherë se ekonomia e vendit është buzë greminës pasi investitorët strategjikë u zëvendësuan me PPP, kompani offshore dhe koncensione korruptive.

“Çuarja e ekonomisë shqiptare buzë greminës së falimentit, është një nga shqetësimet kryesore të pasqyruara në raportin e përvitshëm të DASH, që rendit si arsye korrupsionin e qeverisë shqiptare, shkatërrimin e tregut dhe konkurrueshmërisë nga PPP-të, ligjet abuzive në lidhje me pronat dhe gjithashtu koncesionet korruptive.

Dy investitorët e vetëm strategjikë, TAP dhe Devolli, po e perfundojnë punën e tyre të nisur që në kohën e qeverisjes së PD. Në 7 vite, në Shqipëri ka mbizotëruar klima e largimit të investitorëve strategjikë dhe seriozë.

Në vend të tyre lulëzuan kompanitë offshore, PPP-të dhe koncensionet, që veç korrupsionit në çdo hallkë, nuk ofruan asnjë shërbim cilësor apo përmirësim të jetës së qytetarëve”, shkruan Lulzim Basha në Facebook ku mes të tjerash shpalos dhe programin e PD për ekonominë kur ajo të vijë në pushtet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani