Rikthehet “Shkolla e oficerëve”, Akademia e FA, me program bachelor

Rreth 650 të rinj të moshës 18-22 vjeç kanë shprehur interes për të pasur një arsim të lartë ushtarak gjatë 2020. Kjo ishte një alternativë e re për ta, për aq kohë sa në Akademinë e Forcave të Armatosura nis për herë të parë programi Bachelor për shkenca ushtarake.

Në raundin e parë arritën të kualifikoheshin vetëm 14 të rinj. Por deri në fillim të vitit akademik, numri pritet të rritet.

Ndryshe nga universitet e tjetra, për të fituar të drejtën e studimit në Akademinë e Forcave të Armatosura, nuk mjafton vetëm mesatarja, por dhe përgatitja fizike.

Formimi ushtarak në Shqipëri, që prej Çlirimit, është ofruar në disa nivele arsimore, si të mesëm apo të lartë. Por prej shumë vitesh e vetmja formë diplomimi ishte nëpërmjet kursit 1-vjeçar të përgatitjes së oficerëve të rinj, ku mund të merrnin pjesë ata që më herët kishin mbaruar një fakultet tjetër.

Ky kurs do të vazhdojë deri në diplomimin e brezit të parë të bachelorit.