Rinis testimi klinik i vaksinës së AstraZeneca

koronavirus proveza vaksina 1100x620

Kanë rinisur sërish, pas një ndërprerje disa ditore, testet klinike të vaksinës anti-Covid, të zhvilluar nga universiteti i Oksfordit.

Lajmi i mirë dhe i shumëpritur në këtë periudhë të vështirë pandemie u dha nga vetë gjiganti farmaceutik, AstraZeneca, i cili është pjesë e këtij projekti dhe që shpjegoi se ka marrë lejen e të gjithë enteve rregullatore britanike, për të rinisur nga eksperimentimet.

Disa ditë më parë, testimet e kësaj vaksine, që konsiderohet një nga kandidatet kryesore, u ndërprenë për motive sigurie, pas efekteve anësore të shfaqura në një nga vullnetarët.

“Kemi marrë leje për të rifilluar punën. Komiteti i posaçëm, të cilit i ishin besuar hetimet për këtë rast e përfundoi detyrën e tij dhe tha që çdo gjë është në rregull”, shkruhet në komunikatën për shtyp të kompanisë farmaceutike.