Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Shkelma e grushte, 5 kartonë të kuq, PSG-Marseille shndërrohet në ndeshje masive boksi

Nga A2 CNN
13 Shtator 2020, 23:07 | Futboll

Derbi mes PSG-së dhe Marseille-s u mbyll me një fund të turpshëm kur yjet e të dy skuadrave më në zë në Francë u përfshinë në një sherr masiv, ku nuk munguan grushtet dhe shkelmat.

Pasi pa edhe pamjet filmike, arbitri akordoi 5 kartonë të kuq, 3 për PSG, mes të cilëve edhe Neymar dhe 2 për Marseillen.

Megjithatë, të gjithë këta futbollistë, ndoshta edhe të tjerë, pritet të marrin ndëshkime mjaft të rënda për përplasjen e pazakontë që patën në fushën e lojës.

Sa i përket rezultatit, i cili ngeli në plan të dytë, PSG mori humbjen e dytë në dy ndeshje në Ligue 1, duke u mposhtur 0-1. Megjithatë, takimi ishte me një ritëm mjaft të lartë nga të dyja skuadra, ndërsa u vendos nga goli i vetëm i Thauvin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë