Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shpallen fituesit e Festivalit të Filmit në Venecia, triumfon regjisorja kineze

Nga A2 CNN
13 Shtator 2020, 09:14 | Showbiz

Filmi amerikan “Nomadland” u shpall fitues i Luanit të Artë në Festivalin e Filmit në Venecia, ceremoni kjo ndër të parat që mbahet me spektatorë që nga nisja e pandemisë së koronavirusit.

Ky film është realizuar nga regjisorja me origjinë kineze, Chloé Zhao dhe tregon historinë e një vejushe që jetonte si nomade pas krizës së vitit 2008.

Çmimin e dytë u fitua nga filmi i regjistorit meksikan Michel Franco, i titulluar “New order” dhe filmi “Wife of a spy”, i japonezit, Kiyoshi Kurosawa.

Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve u zhvillua me një numër të vogël spektatorësh dhe vetëm disa nga të ftuarit kryesorë ishin të pranishëm. Megjithatë të gjithë në teatrin Lido ishin të pajisur me maskë.

Aktorja australiane, Cate Blanchett, e cila drejtonte dhe jurinë e edicionit të 77-të të këtij festivali, u shpreh se fituesi u zgjodh pas diskutimeve të shëndetshme dhe fuqishme mes anëtarëve të jurisë.

Mes çmimeve të tjera të akorduara ishte ai i Çmimit Special të Jurisë për filmin “Dear Comrades” të regjistorit rus, Andrei Konchalovsky.

Çmimin e aktores më të mirë e fitoi britanikja, Vanessa Kirby, ndërsa aktori më i mirë u shpall italiani, Pierfrancesco Favino.

A2 CNN Livestream

Dita jonë