Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Situata e Covid-19 në botë, mbi 28,3 milionë të prekur, rriten shifrat në Europë

Nga A2 CNN
13 Shtator 2020, 16:21 | Bota
Situata e Covid-19 në botë, mbi 28,3 milionë të prekur,

Në mbarë botën, numri i rasteve të të prekurve me Covid-19 i ka tejkaluar 28,3 milionë, ndërsa numri i viktimave tashmë është mbi 911 mijë, sipas të dhënave të përditësuara të OBSH.

Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili janë vendet me numrin më të lartë të të infektuarve, por edhe të të vdekurve nga koronavirusi.

Përveç shtimit të rasteve në SHBA dhe Amerikën Latine, shqetësuese është situata e ditëve të fundit edhe në Europë ku raportimet ditore flasin për shifra në rritje në Britani, Itali e Francë.

Mediat franceze raportuan se autoritetet kanë rritur numrin e testimeve, e njëjta situatë raportohet edhe në Britani, atje ku shkollat kanë nisur 2 javë më parë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani