Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Aksidenti tragjik në Elbasan ku humbën jetën dy të reja, policia jep detaje

Nga A2 CNN
14 Shtator 2020, 09:45 | Kronikë
Aksidenti tragjik në Elbasan ku humbën jetën dy të reja,

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje mbi aksidentin e mbrëmjes së djeshme në aksin Tiranë-Elbasan, aksident që i mori jetën dy vajzave të reja.

“Në dalje të tunelit të Krrabës, shtetasi B. P., 58 vjeç,  banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip Benz në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip Volkswagen me drejtuese shtetasen D. D., 26 vjeçe, banuese në Shkodër. Për pasojë kanë ndërruar jetë në spital dy pasagjeret, shtetaset L. G., 19 vjeçe dhe Xh. Q., 18 vjeçe, të dyja banuese në Shkodër, si dhe janë plagosur shtetaset D. D. dhe N. Q., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, lexohet në komunikatën e policisë.

Blutë kanë arrestuar 58-vjeçarin, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu