Ambasadori i BE, Soreca, 1 orë në zyrën e Metës: Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, kritike

mbulim soreca te meta frame 347 1100x620

Rifillimi aktiv i politikës këtë të hënë, ka aktivizuar dhe diplomatët e huaj me takimet e tyre. Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ishte në mesditë në zyrën e presidentit, për të diskutuar për aktualitetin politik, konkretisht këshillin politik dhe ligjin që mazhoranca po harton për kreun e shtetit.

Në takimin që zgjati rreth 1 orë, mësohet se është diskutuar dhe puna që ka mbetur pa plotësuar për negociatat. “Është kritike që të përfundohen caktimet e gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese. Bashkimi Europian vijon të inkurajojë autoritetet shqiptare që të procedojnë me vonesa, me synimin për të rikthyer funksionale Gjykatën”, tha Soreca në një postim në Twitter.

“Ky është një nga kushtet e përfundimeve të Këshillit Europian të dala nga samiti i 25 marsit 2020. Opinioni i Komisionit të Venecias siguron udhëzimet e nevojshme që të gjitha autoritetet kompetente të përfundojë sa më shpejt emërimet. Bashkimi Europian vazhdon t’i qëndrojë pranë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit”.