“Ata hyjnë pa trokitur”, shfaqja që rrëfen diktaturën e shtëpive shqiptare nga “Shtëpia me gjethe”

Një shfaqje që është shkruar më shumë se dy dekada më parë, e vënë në skenë disa herë brenda këtij 10-vjeçari, rikthehet sërish, por me mesazhe edhe më të forta.

“Ata hyjnë pa trokitur” është një jehonë për të reflektuar mbi të shkuarën, e këtë herë kjo thirrje artistike ka mbërritur nga “Shtëpia me gjethe”.

Armand Bora, regjisor e skenarist, rolet që prej fillimit ua ka besuar dy pedagogëve të artit, Rozi Kostanit e Alfred Trebickës, të cilët mbajnë peshën e këtij çifti, e bashkë me të edhe fatin e shumë shqiptarëve që jetuan atë kohë me frikën e internimeve.

Ndonëse një shfaqje e suksesshme, të tre protagonistët e veprës tregojnë se është e trishtë që ne kemi të njëjtën qasje për të shkuarën dhe raporti me komunizmin mbetet ende ky që kemi për një shfaqje.