Dita e parë e shkollës/ Protokolli u respektua brenda, por jo jashtë derës së oborrit
Dita e parë e shkollës/ Protokolli u respektua brenda, por jo jashtë derës së oborrit
Nëse shkollat kishin marrë masa për të respektuar masat antikoronavirus, brenda rrethimit të tyre, mesa duket nuk ishte marrë parasysh gjithçka.
Pamjet nga shkollat e ndryshme të kryeqytetit tregojnë rrezikun e madh të transmetimit të virusit që në dyert e tyre. Prindërit që kanë shoqëruar fëmijët me maska në fytyrë dhe që në çantat e shkollës nuk kanë vetëm libra e mjete shkollore, por edhe gjithçka duhet për të ulur rrezikun e infektimit, nuk ia kanë dalë të jenë aq të kujdesshëm në dyert e shkollës.
Dyndjet e tyre, edhe për shkak të mungesës së transportit të nxënësve, kanë qenë të pashmangshme.
Policia e Tiranës nga ana tjetër doli në një deklaratë jo vetëm për të treguar masat e sigurisë në shkolla, por edhe për të bërë me dije se do të ndjekin në mënyrë të veçantë pikërisht situata të tilla që bien ndesh me protokollin e sigurisë kundër koronavirusit.