Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Fëmijët në Siri, protestë për kthimin e tyre në Shqipëri

Nga A2 CNN
14 Shtator 2020, 18:42 | Aktualitet

Në ditën e parë të shkollës, rreth 60 fëmijë shqiptarë nuk patën mundësi të ulen në banka pasi kanë mbetur të burgosur në kampin Al Hawl në Siri.

Familjet e tyre protestuan para kryeministrisë për t’i bërë thirrje shtetit që të riatdhesojë shqiptarët e mbetur në kamp.

Ndonëse protestat nuk lejohen dhe policia kërkoi shpërndarjen e saj të pranishmit nuk ndaluan së kërkuari një përgjigje.

20 familje shqiptare, nëna dhe fëmijë, prej 3 vitesh kërkojnë riatdhesimin e tyre në Shqipëri. Ndonëse është premtuar se do bëhet diçka për rikthimin e tyre në shtëpi deri më tani nuk ka asnjë hap konkret.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani