Fokat “raciste” shmangin shokun

Një fokë e rrallë albine, e pikasur nga biologu rus, Vladimir Burkanov, mes një tufe fokash në ishullin rus Tyuleny u bë e famshme në rrjetet sociale, duke marrë mbështetje për refuzimin që i bëhej nga fokat e tjerë, që ishin të gjitha me ngjyrë të zezë.

Foka me qime të kuqe, e pagëzuar si “rosaku i shëmtuar” nga Burkanov, do ta ketë të vështirë të mbijetojë, për shkak të shikimit të dobët, që vjen si pasojë e albinizmit. Megjithatë, biologu rus, publikoi më vonë edhe historinë e një foke të rritur albine, të pikasur në ishullin e Beringut, si provë që edhe kjo fokë e vogël mund t’i mbijetojë refuzimit të tufës së tij.