Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Gafa e shekullit, “talenti” belg gabon golin e pabesueshëm

Nga A2 CNN
14 Shtator 2020, 11:31 | Futboll

Futbolli është plot me raste të shpërdoruara, madje edhe në mënyrë të bujshme, kur porta është bosh, por rasti i djeshëm me protagonist talentin 17-vjeçar belg, Aster Vranckx, është vërtetë i pabesueshëm.

Luhej ndeshja midis Mechelen dhe Oostende, në kampionatin belg, dhe Vranckx është titullar i padiskutueshëm në sulmin e Mechelenit edhe pse pothuajse adoleshent.

https://twitter.com/ElevenSportsBEf/status/1304810736871501824

Në minutën e 66-të, një rast i artë i del përballë, pas një aksioni konfuz ku një parabolë e një shoku të skuadrës përfundon nga traversa në këmbët e tij, përballë porta e boshatisur nga portieri, tashmë i dorëzuar.

Vranckx ka shënuar një gol dy javë më parë me Brugge, ky duket vetëm një formalitet. Dëshiron të hyjë në portë me topin, por te linja fatale e portës ndodh e pabesueshmja, sulmuesi rrëshqet te topi, i cili i drejtohet vijës fundore, me një efekt komik që e ka bërë virale videon në rrjetet sociale.  

Pavarësisht golit të gabuar, Aster Vranckx mbetet një talent i futbollit belg

Dita për t’u harruar e sulmuesit, mbyllet në minutën e fundit të ndeshjes, me golin e miqve që marrin 3-pikëshin plot fat.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani