Kanabis në “bunkerë” nëntokësorë, policia zbulon parcelat e fshehura në Britani

Policia britanike sekuestroi një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kanabis sativa, e mbjellë në disa “bunkerë” nëntokësorë.

Oficerët në Lincolnshire zhvilluan një operacion në një fermë të vogël në fshatin Skendleby ku gjetën në 7 metra nën tokë dhjetëra kontejnerë të fshehur dhe të izoluar, të cilët ishin mbjellë me bimë narkotike.

Gjatë operacionit në fermë u sekuestruan dhe armë zjarri, makina të vjedhura, si dhe një lama dhe 22 kuaj të cilët mbaheshin në kushte të mjerueshme vetëm për të kamufluar aktivitetin e vërtetë që bëhej aty.

4 persona u vunë në pranga, të cilët më pas u liruan me kusht deri në përfundimin e gjykimit të tyre.

Sipas policisë së Skendleby, nëse lënda narkotike do të dilte në treg do të arrinte një vlerë prej 580 mijë paundësh.