Kodi sipas kushtetutës, mazhoranca grup pune dhe për ligjin për Presidentin

Kuvendi nis punën për përshtatjen e kodit zgjedhor bazuar mbi ndryshimet kushtetuese. Deputetët e Komisionit të Ligjeve do të punojnë paralelisht me Këshillin Politik, që mblidhet pasditen e sotme, për të përshtatur në ligjin e zgjedhjeve mënyrën si do të funksionojnë listat e hapura dhe garohet pa koalicione.

Mazhoranca do të ngrejë një tjetër grup për të hartuar një ligj të posaçëm për Presidentin e Republikës. Kjo sipas gjetjeve të Komisionit Hetimor që nuk e shkarkoi Ilir Metën. Ky i fundit, këtë të diel, i kërkoi mazhorancës të tërhiqet nga një tjetër nismë shumë e kontestuar, paketa anti-shpifje, që sipas tij bie ndesh me Kushtetutën, shumë konventa dhe opinionin e Komisionit të Venecias.