Koronavirusi në Kosovë, shkon në 600 numri i të vdekurve

Koronavirusi ne kosove 3 1100x620

Në 24 orët e fundit në Kosovë koronavirusi u ka marrë jetën 4 personave, ndërsa një ditë më parë ishte raportuar për 7 të vdekur.

Ndërkohë, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 574 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 14,692 nga 58,425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, nga të cilët 600 persona e kanë humbur luftën me virusin.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 150 persona.