Kush është Evis Kushi, ministrja e re e Arsimit?

evis kushi 1100x620

Evis Kushi është emëruar pak më parë ministrja e re e Arsimit, në vend të Besa Shahinit, e cila disa ditë më parë kishte njoftuar se nuk do të ishte pjesë e fushatës dhe kabinetit të ri qeveritar.

Evis Kushi është diplomuar në vitin 1997 për administrim-biznes në Universitetin e Tiranës. Në 2008 ka marrë gradën shkencore doktor (PHD) në Ekonomiks në Universitetin e  Staffordshire në Angli. Dy vjet më vonë mori titullin “Profesor i Asocuar,” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe më pas “Profesor” në Universitetin Bujqësor.

Për më shumë se 23 vite ajo ka punuar si pedagoge në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe për një vit nga 2012-2013 ajo u emërua rektore e tij.

Prej vitit 2013 ajo angazhohet në Partinë Socialiste dhe përfaqësoi si deputete qarkun e Elbasanit.