Lëvizje të mëdha në merkato, Reali “rrëmben” Lautaro-n dhe ëndërron Mbappé

lautaro 600x338

Vetëm kurora në Spanjë nuk mjafton. Reali i Madridit synon të kthehet skuadra “galaktike” e dekadës së fundit dhe ka nisur manovrat e mëdha në merkato.

Në listën e shpenzimeve janë dy prej yjeve më të mëdhenj të momentit, Lautaro Martinez dhe Kylian Mbappé.

“Los Blancos” i kanë befasuar të gjithë, në garën për të siguruar shërbimet e argjentinasit së Interit. Edhe pse Barcelona shihet si destinacioni i mundshëm i sulmuesit, përfaqësuesit e Lautaros kanë gjetur menjëherë akordin parimor me Realin.

Interi bëri të pamundurën që ta mbante sekret marrëveshjen, për të evituar që negociatat me klubin nga Madridi të kompromentonin akordin me katalanët për Arturo Vidal. Vlerësimi i përgjithshëm për Lautaron është rreth 100 milionë euro, me Realin që synon të përfshijë në marrëveshje huazimin me të drejtë blerje të Jovic.

E ndërsa pritet zyrtarizimi i kësaj marrëveshje, në Madrid po punojnë për një tjetër blerje të madhe. Kylian Mbappé ka njoftuar Paris Saint Germain se dëshiron të largohet në fund të këtij sezoni dhe Reali është vënë në lëvizje, për blerjen e lojtarit që do të dominojë arenën ndërkombëtare në dekadën e ardhshme.

Kontrata e sulmuesit francez përfundon në vitin 2022, me parizienët që do të detyrohen ta shesin prej verës së 2021-shit, për të mos e humbur me parametër zero. Për Mbappé, Paris Saint Germain pretendon 300 milionë euro, ndërsa kostove u shtohet edhe paga 20 milionë euro e yllit 21-vjeçarit.