Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ligji për presidentin, ngrihet grupi i punës, Manja: të jetë gati deri më 15 tetor

Nga A2 CNN
14 Shtator 2020, 18:08 | Politikë
Ligji për presidentin, ngrihet grupi i punës, Manja: të jetë

Komisioni i Ligjeve ngriti edhe një tjetër grup pune, që do të merret me draftimin e ligjit të ri organik mbi të cilin do të funksionojë institucioni i Presidentit të Republikës.

Sipas kreut të komisionit të ligjeve Ulsi Manja, ky grup pune do të asistohet nga shërbimet e kuvendit dhe nëse është e nevojshme mund të marrë dhe ekspertë të jashtëm

“Propozoj që nga shumica të jenë kolegët Hysi dhe Shameti ndërsa nga opozita parlamentare Zeneli. Ky grup pune do të asistohet në përgatitjet e këtij ligji nga shërbimet e kuvendit, si dhe në përputhje me rregulloren. Në dispozicion të grupit mund të merren dhe ekspertë të jashtëm.

E rëndësishme është që ky pr/ligj të miratohet brenda këtij sesioni, duke marrë parasysh dhe kohën kur ky sesion përfundon”, deklaroi Manja.

A2 CNN Livestream

Dita jonë