Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Lukashenko në Rusi, kërkon mbështetjen e Putin

Nga A2 CNN
14 Shtator 2020, 15:50 | Bota
Lukashenko në Rusi, kërkon mbështetjen e Putin

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i përballur me një furtunë në shtëpinë e tij, do të përpiqet të fitojë mbështetjen e homologut rus Vladimir Putin.

Lukashenko do të takohet me numrin një të Kremlinit në Soçi, e para përballje kjo mes dy udhëheqësve që prej zgjedhjeve kontroverse presidenciale.

Liderja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, shprehu keqardhjen që Putin do të dialogonte me një diktator, siç e cilësoi ajo.

Putin njeh Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë dhe është ofruar ta ndihmojë ushtarakisht, nëse protestat në vend dalin jashtë kontrollit. Ka spekulime se i pari i Moskës kërkon lidhje më të ngushta, në këmbim të mbështetjes.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peshkov, tha se bashkëpunimi për naftën dhe gazin, borxhet shtetërore dhe lidhje të tjera ekonomike mes Rusisë dhe Bjellorusisë do të jenë në tryezën e bisedimeve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë