Marrëveshja e Uashingtonit, Vuçiç informon patriarkun Irinej

Screenshot 1 5 1100x620

Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës, në Shtëpinë e Bardhë, ishte një nga temat më të diskutuara në javët e fundit dhe shumë ishin dyshimet se cila palë doli e fituar prej saj.

Për këtë arsye presidenti serb, Vuçiç, zhvilloi një takim të hënën me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.

Në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca e Serbisë thuhet se Vuçiç e informoi patriarkun për bisedimet me Kosovën që u mbajtën në fillim të këtij muaji në Uashington dhe Bruksel.

Sipas njoftimit kreu i shtetit serb bisedoi me Irinej edhe për pozitën e popullit serb në Kosovë, Mal të Zi, Kroaci, Republika Sërpska dhe në pjesë të tjera të Bosnjë e Hercegovinës.