Mblidhet shtabi elektoral i PS, Rama kërkon ruajtjen e 74 mandateve

selia e ps 1100x620

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, është takuar, pasditen e së hënës, me shtabin elektoral të forcës që ai drejton, si pjesë e përgatitjeve për fushatën e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 25 prill të vitit të ardhshëm.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije për A2 se kryeministri Rama iu ka kërkuar të tijve informacion në lidhje me problemet që kanë njerëzit për shërbimin publik.

Sipas burimeve çdo deputet ka paraqitur grafikisht projeksionet për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

Qëllimi që Rama iu ka vënë te tijve është në rastin më të keq ruajtja e 74 mandateve dhe kapërcimi i tyre si synim. Çdo drejtues politik ka bërë “aritmetikën” në qarkun e tij duke treguar se sa mandate mund të marrë secili.