Mësimet me turne, grumbullime masive në hyrje të shkollave

Kjo është panorama që ofrohet në një nga shkollat 9-vjeçare në Tiranë. Me ndërrimin e turneve në hyrje të shkollave krijohet një grumbullim masiv prindërish dhe nxënësish, kjo problematikë është vënë re që prej ditës së parë të nisjes së shkollave duke rritur shqetësimin se këto grumbullime mund të jenë vatra të infektimit me Covid-19.

Për prindërit kjo situatë ishte e parashikueshme. Ata thonë se ndihen të shqetësuar nga mosmbajtja e distancave.

Nga brenda dyerve të shkollës, personat përgjegjës u bëjnë thirrje prindërve të mos jenë ata shkaktarë të grumbullimeve.

Policia e Shtetit doli në një komunikim të posaçëm me mediat duke deklaruar se këtë vit, roli i saj nuk është vetëm mbikëqyrja e zakonshme e sigurisë në shkolla, por edhe respektimi i masave anti-Covid.