Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Nga tërmeti në pandemi, Durrësi rikthen nxënësit në shkolla me disa turne

Nga A2 CNN
14 Shtator 2020, 14:30 | Sociale
Nga tërmeti në pandemi, Durrësi rikthen nxënësit

Edhe në Bashkinë e Durrësit, ku gati gjysma e objekteve shkollore janë në proces rindërtimi dhe rikonstruksioni për shkak të tërmetit, ka nisur viti i ri arsimor për sistemin parauniversitar.

24,624 nxënës i janë drejtuar bankave të shkollës me turne, nga të cilët 1777 për herë të parë. Nga këto, 1448 nxënës janë në shkollat publike dhe 329 në ato private, ndërsa rreth 2400 nxënës janë maturantë. Sikur të mos mjaftonin dëmet që solli tërmeti, nxënësit në Durrës duhet të përballojnë edhe masat dhe rregullat e pandemisë.

E ndërsa nxënësit i janë drejtuar bankave të shkollës për një vit mësimor të pazakontë, prindërit shprehen skeptikë, ndërsa presin një vit të vështirë. Por, ka edhe nga ata që janë optimistë dhe të sigurt se gjithçka do të shkojë mirë.

E ndërsa ditët në vazhdim do të tregojnë sa efikase dhe të përshtatshme janë masat antikoronavirus për fillimin e vitit shkollor, nxënësve, mësuesve dhe prindërve, u takon një angazhim maksimal për t’iu përshtatur kushteve të reja të një normaliteti të ri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë