Njohja e Kosovës nga Izraeli, Cakaj takon ambasadorin Noah Gal Gendler

genc cakaj per KiE frame 1229 1100x620

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler.

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit, vendim ky që u arrit në takimin mes presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Hoti në Shtëpinë e Bardhë.

“Ky hap madhor nuk i bën drejtësi vetëm historisë, por edhe hap horizonte të reja për zhvillimin e shumë projekteve dobiprurëse mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit.” – shkruan Cakaj në Facebook.

Gjithashtu, ministri Cakaj bisedoi me diplomatin izraelit dhe për shtyrjen përpara të disa projekteve të rëndësishme ekonomike mes dy vendeve.