Plagosen me armë zjarri babë e bir në Durrës

policia pogradec 600x338

Dy persona, babë e bir, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, pasditen e së hënës, në qytetin e Durrësit.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, në lagjen nr.14, ku dyshohet se pas një konflikti të çastit, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, shtetasit H.B. dhe M.B., babë e birë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Rreth dy orë pas ngjarjes, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, policia arriti të kapë dhe të vërë në pranga shtetasin A. Ll., 39 vjeç, i dyshuar si autor i ngjarjes.