Rifillon arsimi në rrethe, mijëra nxënës drejt bankave të shkollës nën masa pandemie

MB Shkollat ne rrethe frame 1113 1100x620

Mijëra nxënës të sistemit parauniversitar kanë filluar vitin shkollor në rrethet e vendit. Nën masat dhe rregullat e pandemisë, nxënësit kanë nisur mësimet në klasa pas gjashtë muajsh ndërprerje.

Në Durrës janë plot 24,624 nxënës që ulen në bankat e shkollës me turne, nga të cilët 1777 për herë të parë, nga këto 1448 në shkollat publike dhe 329 në ato private, ndërsa rreth 2400 nxënës janë maturantë.

Në Elbasan i janë drejtuar shkollës 21,246 nxënës të arsimit parauniversitar, nga të cilët 1394 janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës.

Edhe në rrethin e Vlorës ka nisur procesi mësimor për 17,345 nxënës të arsimit parauniversitar. Në Shkodër 25,500 nxënës i janë drejtuar institucioneve arsimore, ku në shumicën e shkollave mësimi do të zhvillohet me dy turne.