Si duhet të jetë fytyra jonë që maska të jetë efektive?

Gazeta braziliane, “Correio da Bahia”, ka nisur një fushatë për të sensibilizuar lexuesit e saj mbi përdorimin e maskës siç duhet.

Shumë njerëz e përdorin maskën, por jo në mënyrën e duhur. Temperaturat e larta bëjnë që disa ta ulin maskën në mjekër, gjë që e rrit rrezikun e infektimit.

Për këtë arsye, kjo media braziliane, ka krijuar disa foto me fytyra njerëzish të deformuara. Hunda e tyre shihet e vendosur në mjekër, ndërsa goja në qafë. Vetëm nëse do të kishim fytyrën kështu, sipas kësaj gazete, do të na bënte punë maska.

Jair Bolsonaro, Presidenti i Brazilit, ka dalë shpesh në publik pa maskë dhe një herë madje tha se “maskat janë për homot”.