Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zyrtare, tjetër mbrojtës i Kombëtares kalon në Serie A

Nga A2 CNN
14 Shtator 2020, 17:09 | Futboll
Zyrtare, tjetër mbrojtës i Kombëtares kalon në Serie A

Një tjetër futbollist shqiptar do të luajë në Serie A. Ardian Ismajli është zyrtarisht lojtar i Spezia-s, skuadrës së sapo ngjitur në elitën e futbollit italian.

Mbrojtësi, i cili shkëlqeu gjatë sezonit të kaluar te Hajduku i Splitit dhe u shndërrua në titullar të padiskutueshëm të Kombëtares, firmosi kontratën deri në vitin 2023.

Pas 11 ndeshjeve të luajtura në arenën ndërkombëtare me Shqipërinë, prej debutimit kundër Skocisë në nëntor të vitit 2018, Ismajli do të nisë një aventurë të re, me synimin që të tregojë cilësitë në Serie A italiane.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli