Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

BE nuk e njeh Lukashenkon si president të Bjellorusisë

Nga A2 CNN
15 Shtator 2020, 22:50 | Bota
BE nuk e njeh Lukashenkon si president të Bjellorusisë

Shefi i diplomacisë në Bashkimin Europian, Josep Borrell, bëri një deklaratë të fortë në lidhje me situatën e krijuar së fundmi në Bjellorusi, duke thënë se unioni nuk e njeh Aleksandër Lukashenkon si presidentin legjitim të vendit.

Sipas Borrell, zgjedhjet e 9 gushtit në Bjellorusi, që i dhanë një tjetër mandat Lukashenkos ishin të paligjshme.

“Situata është e qartë për ne. Ne i konsiderojmë zgjedhjet e 9 gushtit si joligjore. Ne nuk e njohim Lukashenkan si president legjitim të Bjellorusisë”, tha Borrell para ligjvënësve europianë.

Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, Bjellorusia u përfshi nga protesta të dhunshme të opozitës, ku mijëra persona janë arrestuar, mes tyre dhe disa nga drejtuesit e saj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë