Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Dita e Demokracisë, Dhurata Çupi: Shqipëria, në kushtet e një diktature

Nga A2 CNN
15 Shtator 2020, 21:53 | Politikë
Dita e Demokracisë, Dhurata Çupi: Shqipëria, në kushtet e

Mes mosmarrëveshjeve dhe një gare të ardhshme elektorale, që ende ka shumë të panjohura, sa i takon rregullave të lojës, klasa jonë politike bën bilancet e saj në ditën ndërkombëtare të demokracisë.

Prej 30 vitesh themi se bëjmë pjesë në grupimin e vendeve demokratike, e gjithashtu cilësohemi si një vend në tranzicion. Për këtë temë dhe zhvillimet e fundit nga politika, foli në A2 ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, e cila u shpreh se Shqipëria aktualisht është në kushtet e një diktature.

“Sot i është dhënë një rëndësi kësaj dite ndërkombëtare dhe ka pasur mesazhe politike të forta të ambasadorëve kryesorë në vendin tonë, kjo ka ndodhur për faktin se demokracia nuk funksionon në themel të saj. Rreth 30 vite post diktatoriale, ne jemi në fazë tranzicioni, jemi një vend ku nuk funksionojnë institucionet, kemi një parlament njëpartiak. Ne jemi një vend që nuk kemi pushtetin gjyqësor. Nuk funksionon ligji. Jemi në kushtet e një diktature”, u shpreh Çupi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani