Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dy akullnaja po shkrihen në Antarktidë, rrezikojnë të rrisin ndjeshëm nivelin e deteve

Nga A2 CNN
15 Shtator 2020, 14:14 | Bota
Dy akullnaja po shkrihen në Antarktidë, rrezikojnë të rrisin

Dy akullnaja të mëdha po shkrihen në Antarktidë dhe po kërcënojnë rritjen e nivelit të deteve në një shkallë të lartë. Ato gjenden në brigjet e detit Amundsen në Antarktidën Perëndimore. Aktualisht, shkrirja e “Pine Island” dhe “Thwaite” ka bërë që niveli i deteve të rritet me 5% në të gjithë globin.

Shpëtimi i dy akullnajave konsiderohet i një rëndësie të madhe, saqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë nisur një mision multimilionësh për të ngadalësuar shkrirjen. Zbulimet janë publikuar nga Akademia Kombëtare Amerikane e Shkencave në bazë të analizave të imazheve satelitore. “Akullnajat po copëtohen, gjë e cila nënkupton se ato po shkrihen më shpejt”, theksojnë ekspertët e fushës. Ky fenomen i atribuohet rritjes së temperaturave dhe ndryshimeve të tjera klimatike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë