Emigrantët në Lesbos, me mijëra flenë në rrugë, refuzojnë kampin e ri

Lesbosss 1100x620

Më shumë se 12 mijë emigrantë jetonin në kampin famëkeq të Lesbosit, i djegur nga një zjarr i madh javën e kaluar, por vetëm 800 prej tyre kanë pranuar të ristrehohen në një strukturë të përkohshme të ngritur nga autoritetet.

Ministria e Mbrojtjes tha se 21 vetë kishin rezultuar pozitivë me koronavirus dhe ishin vënë nën izolim. Greqia planifikon të zëvendësojë Morian me një qendër të përhershme strehimi, por deri atëherë pa tenda të përkohshme, për të cilat po ndihmon agjencia e OKB për refugjatët UNHCR, janë vendosur në një ish zonë ushtarake pranë qytetit të Mitilenes.

Deri më tani kushtet raportohen të jene shumë bazike, me emigrantët që vuajnë mungesën e dyshekëve dhe dusheve. Shumë refuzojnë të hyjnë në strukturën e përkohshme me frikën se do të mbeten të bllokuar në atë që e quajnë ishull burg.

Prej gati një javë ata po flenë në qiell të hapur, në trotuaret e rrugës për në Mytilene, ndërsa policia përpiqet të pengojë mbërritjen e tyre në port. Autoritetet greke përsërisin se emigrantët do të mund të largohen vetëm pasi të shqyrtohen kërkesat për azil.

Kancelarja Angela Merkel ka rënë dakord të pranojë 1500 emigrantë në vendin e saj, përpos rreth 150 të miturve të pashoqëruar që mbërritën menjëherë pas zjarrit në kamp. Përveç Gjermanisë asnjë vend tjetër nuk është ofruar të mirëpresë emigrantët e Morias. Pas takimit me presidentin e Këshillit Europian Charles Michel, kryeministri Kiriakos Mitsotakis tha se ka ardhur koha që Europa të kalojë nga fjalët në veprim.