“Gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin, PS dhe kryeministrin”, mesazhi i parë i ministres së re të Arsimit

evis kushi 1100x620

Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, me anë të një postimi në Facebook, e quajti marrjen e postit si një provim shumë të vështirë.

“Kur mora doktoraturën në Stafforshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent, mendova se provimet për mua mbaruan. Por paskam qenë aq gabim sa s’ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t’ia dalë faqebardhë”, shkruan Kushi në rrjetin social.

Ministrja e re shpalos edhe objektivat që i ka vënë vetes si ministre Arsimi: “Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit. Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur ndaj komunitetit të madh të dijedhënësve”.