Italia bën bilancin ditor nga koronavirusi

145318782 789dccdf fd5d 4b97 b63b 58a5462b9bd4 600x338

Janë 1229 persona të rinj të infektuar me koronavirus në Itali në 24 orët e fundit pas 80 mijë tamponëve të kryer.

Sipas emergjencave civile në ditën e fundit kanë humbur jetën 9 persona, krahasuar me 14 që ishin të hënën, për një bilanc total prej 35.633 fatalitetesh që nga nisja e pandemisë.

Të shëruarit janë 696 ndërkohë që rajonet me më shumë raste të reja janë sërish Lombardia, Liguria dhe Lazio.

Në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë gjithashtu thuhet se është rritur dhe numri i të shtruarve në spital me simptoma si dhe i personave të izoluar në banesa. Në këto momente numri i rasteve ende pozitive në Itali është mbi 39 mijë.