Koronavirusi në Kosovë, 1 viktimë dhe 71 raste të reja në 24 orët e fundit

covid kosova 1100x620

Vetëm 1 person ka humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë, raporton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ndërsa në total që nga nisja e pandemisë 601 vetë kanë humbur jetën nga Covid-19.

Në krahasim me një ditë më parë, ka një rritje të rasteve të reja të konfirmuara, 71 të martën nga 55 që ishin të hënën. Në total, në Kosovë janë konfirmuar deri tani 14763 raste, prej të cilëve 2378 ende aktive.

Në 24 orët e fundit, janë shëruar 199 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11784.